Një 35-vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë

Një 35-vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë

Një person 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 11:30.

“Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, është shprehur më tej ajo. /Insajderi.com