Një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi. Njoftohet se" />

Një 39 vjeçar i vdekur dhe 398 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një 39 vjeçar i vdekur dhe 398 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Njoftohet se edhe 398 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në vend.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se rastet e reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej dy mijë e 996 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58 mijë e 169 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 639.

Numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste dhe 1.572 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 37 raste, Ferizaj 34 raste, Gjilan 24 raste, Prizren 23 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Lipjan 10 raste, Podujevë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Mamushë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com