Një 40-vjeçar i vdekur si pasojë e COVID-19

Një 40-vjeçar i vdekur si pasojë e COVID-19

Një 40-vjeçar ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes raportit ditor ku ata bënë të ditur se kësaj periudhe kohore janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë një rast (75 vjeç), Suharekë një rast (40 vjeç) dhe Vushtrri një rast (90 vjeç).

“Numri total i rasteve pozitive është 61 mijë e 86 raste nga 240 mijë e 696 persona të dyshimtë në këtë virus dhe një mijë e 509 raste të vdekjes”.

Sot nga gjithsej dy mijë e 357 mostra të marra për testim, kanë rezultuar 341 raste pozitive me Coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53 mijë e 17 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 560.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com