Në mesin e 14 personave që kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus, është edhe një 47-vjeçar nga Peja, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e IKSHPK-së, derisa është bërë e ditur edhe mosha e pacientëve tashmë të ndjerë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 289 raste pozitive”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes”
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383″, thuhet në raportin e IKShpK-së. /Insajderi.com