Një 70 vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi është gjetur i vdekur në një lokal në kryeqytet.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.
“Rreth orës 16:00 është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ‘Fazli Grajçevci’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekësore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com