Një aeroplan me ushtarë sllovakë që po shkonte nga Kosova për në Sllovaki ishte rrëzuar dhe kishin humbur jetën ushtarët sllovakë.
Ishte konstatuar se rrëzimi ka ardhur nga një gabim i pilotit të aeroplanit, por një avokat me emrin Goran Petronijeviq, po thotë se konstatimi zyrtar nuk ishte i vërtetë.
Ai ka dhënë një prononcim për gazetën serbe Novosit dhe po pretendon se rrëzimi ishte shkaktuar nga një faktor i jashtë, njofton Insajderi.
Fakte thotë se nuk ka, por sipas tij, rrëzimi që ka ndodhur në vitin 2006, u bë për shkak se në aeroplan kishte prova të një varreze masive.
Në këtë varrezë ai pretendon se kishte serbë dhe jo-shqiptarë të tjerë të vrarë.
Ai akuzon ministrin e atëhershëm të jashtëm të Sllovakisë dhe tani përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.
“Komisioni shtetëror i Sllovakisë e deklaroi çështjen një sekret shtetëror dhe brenda disa orësh njoftoi se ishte një gabim i pilotit. Por, nga dëshmia e ushtarëve që erdhën për të zëvendësuar kontingjentin e nisjes, u raportua se avioni që kthehej në shtëpi, ndër të tjera, ishte i ngarkuar me disa arka alumini me dëshmi të një lloj varreza masive”, pohon avokati.
Novosti më pas shkruan se NATO e kishte me interes për ta mbyllur këtë rast dhe “Lajçak ishte njëri i tyre dhe ndihmojë që të rasti të shpallet sekret shtetëror dhe të mos hetohet”.
Përkundër këtyre pretendimeve se ekzistonin kuti me prova, në vendin ku ishte rrëzuar aeroplani asnjëherë nuk është gjetur asnjë lloj kutie e tillë çfarë e pretendon avokati.
Tani avokati, Goran Petronijeviç, po thotë që “nëse asgjë tjetër, ato prova duhet t’i dërgohen organeve hetimore të Prokurorisë në Hagë”./Insajderi.com