Avokati Ilaz Kadolli, ka bërë kallëzim penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesuesit të Kuvendit, Kujtim Gashi.
<" />

Një avokat paditë Ramadan Mujën për refuzimin e ndërtimit në xhaminë në Kalanë e Prizrenit

Një avokat paditë Ramadan Mujën për refuzimin e ndërtimit në xhaminë në Kalanë e Prizrenit

Avokati Ilaz Kadolli, ka bërë kallëzim penal kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryesuesit të Kuvendit, Kujtim Gashi.
 
Kadolli, akuzon Mujën dhe Gashin, se kundërligjshëm kanë vepruar në rastin e iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit.
 
Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi gjatë një interviste në “Kosova Direkt” në Klan Kosova e ka quajtur si jo profesional “shkresën e kallëzimit penal”, njofton Klan Kosova.
 
“Është ngritur kallëzim penal për shkelje të detyrës zyrtare dhe shkresa e kallëzimit penal nuk është profesionale”.
 
“Ajo që figuron në kallëzimin penal ka të bëjë me një iniciativë të qytetarëve të Prizrenit për ta bërë një peticion që Kuvendi ta shqyrtojë kërkesën me çka së bashku kemi vendosur që të bëjmë një seancë dhe ta shqyrtojmë këtë peticion”.
 
“Gjatë seancës kemi nxjerrë deklarata që ka të bëjnë me dy paragrafe ku i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës që ta shqyrtojë peticionin”.
 
Gashi ka thënë që nuk është marrë asnjë vendim nga ana e tyre vetëm është bërë një deklaratë.
 
“Nuk kemi bërë asnjë veprim ne thjesht e kemi shqyrtuar me 31 mijë nënshkrime të qytetarëve”.
 
“E kemi kryer punën tonë dhe do të mbështesim Ministrinë e Kulturës që ta merr vendimin e plotë”, ka përfunduar Gashi.