
Një person është gjetur i vdekur të martën rreth orës 19:10 në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Agim Çavdërbasha”.
Rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.
“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com