Një burrë i kanoset me armë një gruaje në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Një burrë i kanoset me armë një gruaje në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Në lagjen Ulpianë të Prishtinës mbrëmë rreth orës 20:05, pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, një grua ka raportuar se një burrë i është kanosur me armë, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të dytë, ankuesja dhe i dyshuari, janë të nacionalitetit shqiptarë.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e kalibrit 9 mm”, shkruan në raport. Arma me të cilën është kanosur i dyshuari ka qenë armë pa leje.

Ndërsa me vendimin e prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com