Një burrë pëson lëndime pasi goditet nga vinçi, pronari lirohet nga prokurori

Një burrë pëson lëndime pasi goditet nga vinçi, pronari lirohet nga prokurori

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është regjistruar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës. Rasti ka ndodhur dje paradite.

Raportohet se viktima mashkull shqiptar, gjatë ndërtimit të një shtëpie në rrethana të panjohura është goditur nga vinçi  i cili është shkëputur nga kati i tretë.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ku gjendja e tije është jashtë rrezikut për jetën.

“Kurse i dyshuari, drejtuesi i vinçit mashkull shqiptar, pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.