
Policia njofton se një person ka sulmuar të dielën katër zyrtarë policor në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com