Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar përpjekjen për t’u vetëdjegur të një 53-vjeçari këtë të shtunë, njofton Top Channel.
Ngjarja është regjistruar në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku shtetasi 53-vjeçar me inicialet F.S., ka hedhur benzinë në trupin e tij.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë numër 1, është bërë i mundur parandalimi i ndezjes së benzinës.
Policia thotë se ky shtetas është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.