Dëshmitari i radhës në Gjykatën Speciale kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është prezantuar si ish-pjesëtar i Brigadës 153.
Ai është duke dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe mban kodin “W04603”.
Pjesa më e madhe e dëshmisë ka qenë seancë private.
Përpos një pjesë kur ai është prezantuar para prokurorit Filip Deminqes.
Prokurori-dëshmitari: Pyetje-përgjigje
Prokurori: Çfarë uniformash vishnin pjesëtarët e njësisë tuaj?
Dëshmitari: Uniformë të zezë.
Prokurori: Dhe e keni fjalën për ushtarët e njësisë tuaj, apo jo?
Dëshmitari: Po.
Prokurori: Po policia ushtarake çfarë uniformash vishnin?
Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht kanë pasur uniformë ushtarake kamuflazh.
Prokurori: Ju na thatë që sa i takon njësisë së Skifterëve ju e njehnit komandant Calin si komandantin e njësisë së skifterëve, a është e saktë kjo?
Dëshmitari: Po.
Prokurori: A e mbani mend si quhej, si e kishte emrin ose mbiemrin komandant Cali?
Dëshmitari: Jo, në atë kohë nuk e kam ditë.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
Salih Mustafa ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa aktakuza iu konfirmua në qershor të vitit 2020.
Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës. /Insajderi.com