
Janë miliona euro të shpenzuara dhe dhjetëra tenderë të dhënë në shteti, por shtëpitë e rezistencës së familjes Jashari janë në rrezik real për tu shembur.
Këta tenderë, me të madhe i fitoi një ortak i Bekim Jasharit. Më shumë se kompleks historik, ky kantierë ndërtimi duket si në kompleks tenderësh të majmë.
Përgjegjësit e rijnë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” nuk e përjashtojnë as mundësinë që ta përfshijnë Prokurorinë në këtë punë.
20 vite pas betejës së familjes Jashari #InDoks kthehet për të hulumtuar gjendjen e këtij kompleksi, nga më të rëndësishmit në vend, dhe dështimin e shteti për ta ruajtur atë. Janë shikuar me detaje edhe krejt tenderët për të.
Flasin ata që duna ti restaurojnë shtëpitë e Adem Jasharit. Ata që dhanë ide për këtë punë. Ata që janë mandatar për ti ruajtur memorialët. Edhe ata që e kanë të ndaluar që të flasin për mjerimin e Kompleksit ‘Adem Jashari”
Krejt këto mund ti ndiqni të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi./ Insajderi.com