Një e mitur dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, arrestohet burri i saj

Një e mitur dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, arrestohet burri i saj

Një e mitur nga Vitia është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Ndërsa, lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i saj.

Rasti në polici është hapur si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeçare”.

“Viti 19.02.2021 – 21:20. Nga QKUK raportohet se një viktimë femër  kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Insajderi.com