Një e mitur nga Shtimja dyshohet se është sulmuar seksualisht

Një e mitur nga Shtimja dyshohet se është sulmuar seksualisht

Një prind nga Komuna e Shtimes ka lajmëruar Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht të enjten nga një mashkull.

Policia njofton se ka intervistuar viktimën në prezencë të prindërit si dhe punëtorit të qendrës për punë sociale por nuk ka arrestuar ndonjë person lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton PK.