Një e vdekur e shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Një e vdekur e shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Një femër ka vdekur, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Radavc të Pejës.

Pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com