Një ekip nga Kosova shkon në Ukrainë me mision humanitar

Një ekip nga Kosova shkon në Ukrainë me mision humanitar

Një ekip nga Kosova ka qëndruar për 12 ditë në Ukrainë me mision humanitar.

Misioni i ekipit ishte të tërheqin fëmijët ukrainas nga zonat e luftimeve në zona të sigurta dhe në disa shtetet fqinje të Ukrainës.

Kështu ka njoftuar Flamur Gashi, drejtor i Bordit të Institutit për Zhvillim të Qëndrueshëm Demokratik.

“Nga data 07 – 19 mars 2022, një ekip nga Kosova i përberë nga 14 persona dhe 9 autobusë, me shofer dhe targa të Republikës së Kosovës, kanë qenë në mision humanitar në Ukrainë, në mesin e tyre ishte studenti i AAB Behlul H. Misioni i këtij grupi ishte në ndihmë dhe bashkëpunim me “Asociatia Regionala e Bisericilor Romane Crestine Evanghelice Baptiste”, të tërheqin fëmijët ukrainas nga zonat e luftimeve në zona të sigurta dhe në disa shtetet fqinje të Ukrainës. Qytetet në të cilat ka vepruar ky ekip  kanë qenë: Kiev, Kharkiv, Leviv, Vinnytsia etj”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Pamje nga lufta në Ukrainë

Ndërsa shton se misioni ka përfunduar me sukses dhe ekipi pas përfundimit të misionit humanitar është kthyer pa probleme në Kosovë./Insajderi.com