
Italia do të dërgojë një ekip ushtarak mjekësor për ta ndihmuar Kosovën në luftë kundër Coronavirusit, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Asaj, ndihma italian i është konfirmuar përmes një bisede telefonike me homologun italian, Luigi Di Maio.
“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.
Gjatë kësaj bisede është folur edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast Haradinaj – Stublla kërkoi nga diplomati italian që Italia “të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi”./Insajderi.com