Një femër në Klinë ka arritur t’i ikë rrëmbimit, njofton Insajderi.
Ajo ishte rrëmbyer nga një person dhe mbi të ishte ushtruar dhunë fizike.
Pasi me sukses arriti t’i shpëtojë kidnapuesit, rastin e raportoi në Polici.
Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin për këtë vepër penale.
Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Insajderi.com