Një femër dhunohet seksualisht në shtëpinë e saj

Një femër dhunohet seksualisht në shtëpinë e saj

Një femër ka raportuar në stacionin policor në Suharekë se është dhunuar seksualisht nga një person, derisa ishte e vetme në shtëpinë e saj, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur dje (e martë) në fshatin Budakovë të Suharekës.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në Stacionin Policor Suharekë është paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se përderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetime e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin”, ka thënë Osmanollaj.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor./Insajderi.com