Një femër e ka sulmuar zyrtarin policor, të hënën, në Prishtinë.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, tregoi se e dyshuara i kishte refuzuar urdhërat e zyrtarit policor.
Policit i është dëmtuar qafa, por në raport thuhet se e dyshuara ia ka dëmtuar edhe uniformën.
E dyshuara është intervistuar dhe më pastaj u dërgua në mbajtje. /Insajderi.com