Është raportuar se një femër në Skenderaj ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë së saj.
Viktima nuk ka ardhur t’i mbijetojë lëndimeve trupore që mori dhe ndërroi jetë, raporton Insajderi.
Është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupi i saj me vendim të prokurorit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com