Një femër në Skenderaj bie nga kati i tretë

Një femër në Skenderaj bie nga kati i tretë

Është raportuar se një femër në Skenderaj ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë së saj.

Viktima nuk ka ardhur t’i mbijetojë lëndimeve trupore që mori dhe ndërroi jetë, raporton Insajderi.

Është dërguar fillimisht në  emergjencën e Drenasit e më pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trupi i saj me vendim të prokurorit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com