Një femër sulmohet fizikisht nga disa persona në Ferizaj

Një femër sulmohet fizikisht nga disa persona në Ferizaj

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në polici se të enjten është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur në Ferizaj, njofton Insajderi.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Selimi”, rreth orës 20:13.

Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor./Insajderi.com