Një foshnjë në mesin e 6 të lënduarve në aksidentin mes trenit dhe 2 veturave në Pejë

Një foshnjë në mesin e 6 të lënduarve në aksidentin mes trenit dhe 2 veturave në Pejë

Një foshnjë gjendet në mesin e gjashtë të lënduarve nga një askident i ndodhur sot në Qyshk të Pejës, midis trenit dhe dy automjeteve, transmeton Insajderi.

Të gjashtë të lënduarit, të cilët u trajtuan në Spitalin Rajonal të Pejës, më pas janë liruar meqë lëndimet nuk ishin të rënda.

Nga ky spital thonë për “Klan Kosovën” se plagët e të lënduarve ishin të lehta, por gjendjen jo si gjithë të tjerët e kishte foshnja rreth nëntë muajshe e cila u lëndua në hundë, si dhe një grua rreth 60-vjeçare që lëndime ka marrë në gojë.

Të gjithë të lënduarit të cilët kanë marrë trajtim emergjent, tashmë janë liruar në shtëpi.

Në anën tjetër, nga policia thonë se nga vendi i ngjarjes, njësitë policore kanë marrë mostrat e nevojshme, përfshirë edhe kamerat e sigurisë për të zhvilluar hetimet e mëtutjeshme. /Insajderi.com