Një fotografi me Papën në zyrën presidenciale

Një fotografi me Papën në zyrën presidenciale

Takimi me ministren e re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të hënën e 25 korrikut, ka qenë takimi i fundit i presidentit në zyrën e tij, para se në ballë të saj ta vendosë një fotografi nga një takim i freskët që ka pasur me 16 qershor.

Është takimi me Papa Françeskun, një moment nga i cili është fotografuar më pas vendosur në një kornizë për të përfunduar në zyrën e tij.

Me 25 korrik, presidenti paradite ka pritur ministren e re të Drejtësisë, por aty nuk ka qenë fotografia me Papa Françeskun.

Me 25 korrik, presidenti paradite ka pritur ministren e re të Drejtësisë, por aty nuk ka qenë fotografia me Papa Françeskun.

Kjo fotografi është vendosur po atë ditë, por para se të kishte takim me  ambasadorin jorezident të Suedisë, Mats Staffansson.

Po me 25 korrik, presidenti ka pritur pas takimit me ministren, ambasadorin jo-rezident të Suedisë në Kosovë. Por aty ka qenë fotografia me Papën.

Po me 25 korrik, presidenti ka pritur pas takimit me ministren, ambasadorin jo-rezident të Suedisë në Kosovë. Por aty ka qenë fotografia me Papën.

Fotografia  po vazhdon të qëndroj në zyrën e tij, e vetmja e cila shihet në secilën fotografi nga takimet zyrtare që ka presidenti.

Një fotografi nga takimi me Papën, e kishte mbajtur në zyrën e tij edhe presidenti historik, Ibrahim Rugova, i cili njihej për afërsinë me Vatikanin./Insajderi.com