Një gëzhojë dhe asnjë gjurmë në spital – Plagosja  “misterioze” e komisonerit të LSI-së

Një gëzhojë dhe asnjë gjurmë në spital – Plagosja  “misterioze” e komisonerit të LSI-së

Situatë e tensionuar në Shëngjin ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur. Ka qenë vetë LSI që ka bërë të ditur se Florian Dushku është goditur nga tre persona të armatosur.

LSI thotë se Dushku është qëlluar me qytën e pistoletës. Ndërkohë drejt Lezhës është nisur dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Por ndërkohë informacionet paraprake të policisë së Lezhës thonë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore mes shkollën 9-vjeçare të Shëngjinit dhe një restoranti, ku ka pasur të shtëna me armë .

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes  është gjetur dhe  sekuestruar 1 gëzhojë.   Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.  Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe  rrethanave të ngjarjes. Proçesi i votimit vijon normalisht”, bën të ditur policia e Lezhës.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkolles 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë.

Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Proçesi i votimit vijon normalisht.