Një grua gjendet e vdekur, familjarët thonë se ka shenja në trup dhe kokë

Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë në Memaliaj,në Shqipëri mëngjesin e sotëm nga familjarët.

Viktima Antoneta Hoxha raportohet se ka dëmtime në kokë dhe trup.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vagalat, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.