Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prizren

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jete gjatë së hënës në banesën e saj në rrugën “Ukë Bytyqi” të Prizrenit.

Viktima është gjetur nga fqinjët e saj, rreth orës 12:50.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, I cili tha se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rruga ‘Ukë Bytyqi”, sot rreth orës 12:50, është raportu rasti, por nuk dihet ora e vdekjes, sepse viktima ka jetu e vetme. Është e lindur në vitin 1948. Ajo ka jetu e vetme në banesën e saj dhe pasi që një kohë nuk është parë duke lëvizur, e kanë raportuar fqinjët e saj. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet e emergjencës. Vdekja e saj është konstatu nga ekipi i emergjencës”, tha ai.

Osmanollaj bëri të ditur se trupi i pajetë i 73-vjeçares, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Insajderi.com