
Një grua është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në fshatin Bellanicë të Malishevës, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se një ekip mjekësor ka njoftuar PK-në se deri sa ata i ishin përgjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur pa shenja jete viktimën.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh. Bellanicë, Malishevë 15.05.2021 – 13:00. Nga ekipi mjekësorë është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com