Një grua gjendet e vdekur në Suharekë

Një grua gjendet e vdekur në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme ka gjetur një grua pa shenja jete në banesën e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas policisë, pas marrjes së informatave njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e saj.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër K/Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com