Një grua në Partesh është gjetur e vdekur në veturë, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar edhe më tutje.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindej një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, tha Hashani. /Insajderi.com