Një grua kërcen nga kati i gjashtë në Prishtinë

Një grua  kërcen nga kati i gjashtë në Prishtinë

Një grua  ka kërcyer nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “B”.Lajmin e ka konfirmuar vetë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, njofton Insajderi.

Për Insajderi.com Krasniqi tha se “Sot rreth orës 19:20 policia është njoftuar se një person ka kërcyer nga kati i 6 i një ndërtese në Prishtinë. Viktima është e gjinisë femërore e moshuar. Përveç policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor”.

Më pas Krasniqi tha se gruaja është dërguar në Spital. /Insajderi.com