Një grua në Istog kërcënohet nga ish i dashuri

Një grua në Istog kërcënohet nga ish i dashuri

Të premtën rreth orës 21:00, një grua në komunën e Istogut ka njoftuar se është kërcënuar.

Sipas njoftimi zyrtar policor, personi i dyshimtë është ish-i dashuri i viktimës. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit, ka pranuar se ka një armë me gaz.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.