Një grua është kërcënuar nga një burrë gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë, njofton Insajderi.com.
Ajo thotë se personi i cili e ka kërcënuar atë e madje edhe ka gjuajtur dy shishe qelqi në ballkonin e shtëpisë së saj, është person i njohur për të.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë të dyshuarin në një largësi i cili ka lënë një thikë në një ulëse dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Siç bëhet e ditur më tej në raportin e policisë, thika është sekuestruar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori.
Rasti është nën hetime. /Insajderi.com