
Policia e Kosovës njofton për një sulm seksual që ka ndodhur të premten dhe të shtunën e javës që lamë pas në Zubin Potok.
Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një person dhe nga i njëjti po ashtu është kërcënuar me armë, njofton Insajderi.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe është kërcënuar me armë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com