Një grua sulmohet seksualisht dy herë në Zveçan – njëri nga rastet në vendin e punës

Një grua sulmohet seksualisht dy herë në Zveçan – njëri nga rastet në vendin e punës

Një grua është sulmuar dy herë seksualisht në Zveçan, madje njëri nga rastet ka ndodhur në vendin e punës gjatë vitit 2019, por që dje, pas më shumë se një viti është ankuar për rastin, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se e njëjta është sulmuar seksualisht nga një person tjetër edhe gjatë vitit 2020.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Zveçan 02.02.2021 – 10:25. Ankuesja femër kosovare raporton se gjatë vitit 2019 në vendin e punës është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu edhe gjatë vitit 2020 është sulmuar seksualisht edhe nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com