Një grup i punëtorëve të Trepçës hynë në grevë

Një grup i punëtorëve të Trepçës hynë në grevë

Një grup i minatorësh në Trepçë janë futur në grevë, përcjell Insajderi.

Kjo pasi nuk iu kanë dalë pagat.

Gani Osmani nga Sindkata e Pavarur e Punëtorëve të Trepçës, tha se disa “puëntorë nuk donin të punonin”

“Janë të ndërrimit të dytë, nja dhjetë e kanë bojkotu, s’kanë dshtë me punu”, tha ai për klankosova.

Ai tutje tha se pagat do të dalin për këtë puëntorë deri të premten.

“Na jemi taku, edhe Sindikata, edhe menaxheri, drejtori i Trepçësm edhe këta stafi i inxhinierëve komplet qaty ku janë kanë 20 punëtorë. Iu kemi tregu, iu kemi thanë që pagat duhet me i pritë deri të shitet koncentrati, domethënë mas largti deri të premten, 4-5 ditë, më së shumti deri t’premten, e nashta bahet edhe ma herët”.

“Na pare ma prej qeverisë nuk kemi, se qeveria na ka thënë na mjete për juve nuk kemi. Duhet me pritë deri të premtën”. /Insajderi.com