Kryeministri shqiptar, Edi Rama viziton Kosovën në një vizitë zyrtare.
Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama, do të takohet sot me përfaqësues të shtetit dhe të partive politike në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Pos me Albin Kurtin që ka raporte jo të mira, Rama nuk do të takohet as me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj me të cilin poashtu ka raporte shumë të tensionuara, madje deri në atë pikë sa Rama ka paditur Haradinajn për shpifje.
Fillet e problemit në mes Ramës dhe Haradinajt ishin gjatë kohës sa faktori ndërkombëtar po kërkonte nga Haradinaj ta largonte taksën 100% ndaj produkteve serbe, një gjë e kërkoi edhe Rama këtë e ka sqaruar ai vet në paraqitje televizive ku ka thënë se presidenti Francës, Emmanuel Macron i ka bërë një ofertë shumë të miirë Kosovës të cilën Haradinaj është dashur ta shfytezonte.
Pas kësaj përplasjeje raportet mes tyre vazhdojnë të jenë jo të mira, për këtë nuk pritet të ketë takim në mes Ramës dhe Haradinajt sipas agjendes ditore të kryeministrit shqiptar. /Insajderi.com/