Një i arrestuar në Rogoçicë të Kamenicës për lojëra fati

Një i arrestuar në Rogoçicë të Kamenicës për lojëra fati

Sot rreth orës 12:00, Polica e Kosovës në rajonin e Gjilanit thotë se përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se në fshatin Rogoçicë Komuna e Kamenicës në një lokal zhvillohen lojëra fati të ndaluara me ligj.

Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Kamenicës, thonë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar vendin dhe të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës nga fshati Karaqevë e Epërme në lokalin pronë e të dyshimtit të lartcekur ku ishin duke u luajtur lojëra fati –KENO të cilat lojëra me ligj janë te ndaluara.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i hetimeve si dhe inspektorët komunalë. Pajisjet e lojërave të fatit janë konfiskuar nga ana e doganave të Kosovës”, thuhet në raport.

Policia thotë se i dyshuari është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të procedohet në prokurori në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.