Për burgjet në Maqedoninë e Veriut, shteti ndan 1.119.634 denarë ose 18.2 milionë euro në vit.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Sanksioneve të vendit fqinj, gjysma e tyre është e destinuar për policinë e burgjeve dhe oficierët e burgjeve, 555.675.000 denarë, dhe rreth 19 përqind ose 199.500.000 denarë për të përmisuar kushtet në burgje, shkruan Insajderi.
Në vitin 2020, ishin gjithsej një mijë e 901 të burgosur në të gjithë RMV-në, ose 89 përqind e kapaciteteve të përgjithshme të burgjeve ishte e mbushur që sipas Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve, është 2.133 persona, me një mesatare prej të paktën 4 metra katrorë për një të burgosur ose nëntë metra kub hapësirë. Shtetit të Maqedonisë së Veriut, secili i burgosur i kushton çdo vit mesatarisht 588 mijë denarë ose nëntë mijë e 500 euro.
Mbingarkim kishte në tre burgje, në burgun e Shtipit ku kishte 225 të burgosur ose 161 përqind e kapacitetit të tij prej 139 personash, më pas burgu i Tetovës, i cili ka kapacitet për 48 të burgosur, ndërsa kishte 70 të burgosur ose 145 përqind më shumë dhe burgu i Prilepit, me një mbushje prej 102 përqind të kapacitetit prej 108 të burgosur, ndërsa ishin 111 të burgosur.
Nga komiteti i Helsinkit thonë se megjithëse është vërejtur përparim nëpër burgje kryesisht në drejtim të përmirësimit të kushteve materiale, sistemi ende përballet me probleme dhe sfida të mëdha.
“Veçanërisht sa i përket kushteve materiale, kujdesit shëndetësor, edukimit dhe risocializimit të të dënuarve. Përveç kësaj, të dënuarit shpesh paraqesin ankesa në Komitetin e Helinskit për përdorimin e forcës së tepruar nga zyrtarët në institucionet e vuajtjes së dënimit – anëtarët e policisë së burgut, gjë që këkrkon forcimine efikasitetit dhe efektivitetit të mekanzizmit të jashtëm për ndjekjen penale të të gjitha rasteve të torturës dhe sjelljeve çnjerëzore”, thonë nga komiteti i Helsinkut.
Ndër të tjera, në raportin e Komitetit për parandalimin e Torturës për vitin 2020, thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të krijojë një shërbim profesional të burgut dhe të përmisojë kushtet. /Insajderi.com