Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten rreth orës 11:40 në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se si pasojë e aksidentit në mes të një mjeti transportues dhe një motoçikletës, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

“Rreth orës 11:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti transportues dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Borovci./Insajderi.com