
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 11 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 658 sa janë testuar, shkruan Insajderi.
Është regjistruar 1 rast i vdekjes në 24 orët e fundit, teksa janë sheruar 6 persona.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 105 mijë e 298 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157 mijë e 338 doza të vaksinës./Insajderi.com