Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Coronavirus në Veri

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Coronavirus në Veri

Një person nga Leposaviqi, i cili ishte infektuar me coronavirus, ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Krizave në Mitrovicën Veriore, ku tutje njoftohet se edhe 11 raste të reja pozitive janë shënuar brenda kësaj periudhe kohore.

Në të njëjtën kohë edhe 20 njerëz nga vendet e banuara me serbë në Kosovë, u shëruan nga koronavirusi, njofton Insajderi.

Në Kosovë deri tani janë ka raportuar gjashtë mijë e 680 persona të infektuar me Covid-19, prej tyre janë shëruar tre mijë e 614 raste dhe kanë ndërruar jetë 164 persona. /Insajderi.com/