Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 11 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 74 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054, derisa numri I rasteve aktive është një mijë e 198.

Në 24 orët e fundit janë dhënë një mijë e 647 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës. /Insajderi.com