Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 11 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 291 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në tre mijë e 303.

Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste dhe dy mijë e 241 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com