Një i vdekur dhe 141 raste të reja me Coronavirus në Maqedoni të Veriut

Një i vdekur dhe 141 raste të reja me Coronavirus në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 141 raste të reja me Coronavirus, nga 1885 testime sa janë bërë në 24 orët e fundit, njofton Insajderi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një pacient si pasojë e COVID-19. Po ashtu janë shëruar 161 pacientë.

Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 12.083, prej tyre 529 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 8248 pacientë, ndërsa janë 3306 raste aktive./Insajderi.com