Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e në 24 orët e fundit janë testuar 2 mijë e 144 mostra, nga të cilat 15 kanë rezultuar pozitive, shkruan Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe ka vdekur një person.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se nga fillimi i pandemisë e deri me tani, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 107 mijë e 921, kanë vdekur 2 mijë 265 persona ndërkaq janë shëruar 105 mijë e 549.
MSH po ashtu ka njoftuar qytetarët të cilët do të vaksinoheshin më 20 korrik, do t’i marrin vaksinat të mërkurën e datës 21 korrik.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se kjo shtyrje e procesit të vaksinimit po bëhet për shkak të festës së Kurban Bajramit.
“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Insajderi.com