Një i vdekur dhe 153 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një i vdekur dhe 153 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një person ka vdekur, ndërsa janë konfirmuar 153 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë kësa periudhe janë testuar dy mijë e 700 mostra.

Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 345 raste nga 552 mijë e 70 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe dy mijë e 203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97 mijë e 384 raste.

Kurse, raste aktive janë gjashtë mijë e 758.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com